Qëlloi mbi pronarin e lavazhit, si ndodhi ngjarja në Shkodër

Një 38 vjeçar, i identifikuar si Luan Lugaj, u arrestua ditën e sotme nga Policia e Shkodrës, pasi qëlloi me armë zjarri shtetasin Klodian Rroku, por fatmirësisht ky i fundit i shpëtoi plumbave të qëlluar ndaj tij.

Sipas zbardhjes së dinamikës së ngjarjes, autori ka qëlluar ndaj pronarit të një autolavazhi, pikërisht në biznesin e këtij të fundit, teksa ky i fundit po punonte.

Ndërsa dyshohet se autori e ka hedhur armën në lumin Buna, ku po punohet për gjetjen e saj.