EMRAT/ Kris pistoleta në Shkodër

Qëllon me armë në drejtim të një personi, kapet autori nga policia e Shkodrës.

Në pranga është vënë Luan Lugaj, 38 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Mesditën e sotme, Lugaj pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen Skënderbeg, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Klodian Rroku, i cili ka qenë duke punuar në autolavazhin e tij.

Personi i arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, gjatë ndjekjes nga Policia, ku vijon puna për gjetjen e saj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ‘Vrasja me dashje, mbetur në tentative’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit’.