Rikthimi në Serie A, 3 skuadra italiane pas Sanchezit

Alexis Sanchez gjatë merkatos së verës pritet të largohet nga Manchester United.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, interesim për sulmuesi kilian kanë shfaqur 3 klubet e njohura italiane: Milani, Napoli e Juventusi.

Përfaqësuesi kilian është në kërkim të një ekipi të ri ku do të mund të luante si titullar pasi në “Old Trafford” nuk ka bindur dhe ka përfunduar në stolin rezervë.

Mediat britanike shkruajnë se nëse nuk largohet këtë verë nga Manchester United, ai mund të përfundojë në ekipin e dytë të “Djajve të Kuq”.