VIDEO/ U kap në krim, ja si Rama garantonte shkodranët për Valdrinin që do i transformonte

Valdrin Pjetri dha dorëheqjen sot nga marrja e detyrës së kryetarit të Bashkisë Shkodër, pasi Partia Demokratike i zbuloi të shkuarën kriminale në Itali.

Por si garantonte shkodranët, Edi Rama për Valdrinin e tij, në mitingun e fundit në qytet.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar videon e garancisë që jepte Rama përpara socialistëve shkodranë.

‘Ja çfarë thoshte Edi Rama për Valdrin Pjetrin që do bënte historinë e Shkodres dhe garant u bë dora vete kryeministri.

A ka më njeri normal që e beson këtë kryeministër???', - pyet Vasili.

‘Do të jetë një kryetar bashkie që do të nisë të shkruajë një kapitull të ri për Shkodrën.

Dhe dua tju them diçka, jo juve këtu po edhe atyre që s’janë këtu, jo vetëm socialistëve por edhe demokratëve, të gjithëve atyre që jetojnë në Shkodër apo janë të lidhur me Shkodrën, katër vjet më parë ju thashë vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kaptull transformimi dhe kush do qe e shikon Vlorën sot krahasuar me 4 vjet më parë e ka të vështirë ta njohë.

Ndërsa sot i them shkodraneve se Shkodra e katër viteve të ardhshme është ndër të tjera sfida ime personale për të bërë bashkë më Valdrinin më shumë se në 30 vite bashkë atë që në në dretjtimnin e atyre që kanë dalë në rrugë të madhe’, thoshte Rama që tani duhet të kujdeset për rehabilitimin penal të Valdrin Pjetrit.