Ankohen për ushqimin, pronari i lokalit në Borsh dhunon turistët spanjollë

Një grup turistësh spanjollë është sulmuar në Borsh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së sotme.

Turistëve nuk i ka pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen nga lokali.

Furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit. Më pas kanë nxjerrë armë të ftohta dhe kanë tentuar ti godasin.

Ata kanë thyer xhamin e furgonit i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Mjeti ka njoftuar policinë dhe ka arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një furgon i FNSH i cili ka dhënë ndihmën e parë.

Aktualisht forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë në ndjekje të autorëve.