VIDEO/ Berisha: Iku Gjushi, po nuk iku droga! Edvini, gjeneral Hashashi dhe Xhaçka 'inspektojnë'

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka shprehur kurrfarë habie ndaj një videoje të dërguar nga qytetarët, ku shfaqet një avion i vogël që fluturon mbi Durrës.

Ashtu siç deklaroi me bindje pak vite më parë  në parlament se trafiku i drogës nuk bëhej më vetëm nga deti, por edhe nga ajri me avionë "charter" nga Shqipëria drejt Italisë e përtej dhe, siç realisht rezultoi me fakte, edhe sot Berisha e ka përforcuar mendimin e tij.

"Narkoflota është në sezon pune, - shkruan Berisha lidhur me videon e mëposhtme.

-  Ajo nuk i ndahet Durrësit! Iku Gjushi, por nuk iku droga! Edvin Droga, Gjeneral Hashashi dhe ndrikull Xhaçka inspektojnë stërvitjet e sezonit. Eksporti i mallit çan bllokadën!" - përfundon ai me ironi.