Kukësi prezanton përforcimin e ri

Kukësi ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për mbrojtësin Blerim Kotobelli.

Verilindorët fituan “duelin” me Skënderbeut, për shërbimet e 27-vjeçarit, i cili ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro.

Kotobelli sezonin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit, teksa u kërkua me ngulm nga trajneri Daja, për t’iu bashkuar korçarëve, por me sa duket oferta e Kukësit ka qenë më bindëse.

Në të kaluarën futbollisti ka qenë pjesë edhe e Tiranës, Flamurtarit dhe Partizanit.