Snapchat hedh në treg syzet e reja me efekt 3D

Të martën, kompania mëmë Snapchat prezantoi Spectacles 3, versionin e fundit të syzeve të diellit me efekte të reja 3D dhe një çmim të pazakontë. 

Masivisht do dalin në shitje në vjeshtë ndërsa sot i gjen me pakicë në 380 dollarë, më shumë se dyfishi i kostos së versionit të saj të mëparshëm.

Masa vjen më pak se tre vjet pas fillimit të palës së parë të Spectacles dhe në momentet e para kur dolën në shitje ato u bënë vërtet virale e në këtë moment pjesa më e madhe e të interesuarve u vendosën në radhë për të blerë një palë.

Disa shitës i vendosën në eBay për më shumë se 900 dollarë. 

Tani produkti është rikthyer me një pamje më të hollë më elegante, lente të rrumbullakëta dhe kamera 3D. 

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net