U-19/ Shqipëria barazon miqësoren me Bosnjën

Shqipëria U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka zhvilluar ditën e sotme në Zenicë takimin e dytë miqësor ndaj Bosnjë Hercegovinës, që është mbyllur në barazim 1-1.

Kujtojmë që në përballjen e para pak ditëve, boshnjakët triumfuan ndaj kuqezinjve me rezultatin e thellë 5-1.

Përsa i përket takimit të sotëm, ishte Shqipëria U-17 që kaloi e para në avantazh në minutën e 21-të me anë të futbollistit Klajdi Lusha.

Vetëm 6 minuta ka zgjatur festa e kuqezinjve, pasi vendasit barazuan shifrat në të 27’.

Pjesa e dytë ka filluar më e kujdesshme, me të dy skuadrat që kanë qarkulluar topin duke tentuar t’i afrohen me sulme graduale portave respektive, por pa sukses.

Këto dy përballje i shërbyen trajnerit Beqiri për të parë gjendjen e lojtarëve në prag të përgatitjeve për kualifikueset që do të zhvillohen në muajin nëntor.