Parashikimi i motit për 7 ditët në vijim, ç'thonë meteorologët

Dita e premte si edhe fundjava, sipas Meteoalb, paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, më të dukshme në zonat malore.

Parashikohet që edhe java tjetër të jetë në ndikimin e motit të kthjellët duke qenë se priten sërish masa ajrore me origjinë afrikane.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje graduale ne te dy vlerat termike ditore duke bërë që termometri të shënojë në fundjavë nga 10 gradë C mëngjesi deri në 35 gradë C mesdita.