Foto të rralla të të arrestuarve në gjendje të dehur 100 vjet më parë

Këta janë kampionët e pijanecëve që tregojnë se pirja e tepërt ishte një problem në Britani më shumë se 100 vjet më parë.

Pirja ishte pranuar prej kohësh si një problem në vend, por pak ishte bërë për të adresuar këtë çështje. 

Në kohën e këtyre fotove, një birrë kushtonte 0.93 $ në para moderne. 

Lideri politik, Oliver Cromwell në vitet 1650 tentoi impononin ndaj popullatës për ndalim të dehjes në ambiente publike përfshirë përpjekjet për të kufizuar konsumin e alkoolit gjatë festimeve fetare dhe donin ta bënin Anglinë një vend më të mirë.

Përpjekja e Cromwell për të imponuar një mënyrë jetese të thjeshtë dhe të pastër kishte dështuar pasi rezultojnë shumë prova që dëshmojnë për jetën e shthurur të anglezëve të atyre kohëve.

Ekziston edhe një koleksion me fotografi për të dehurit e fotografuar në Anglinë e 100 viteve më parë ku gra edhe burra janë arrestuar pikërisht sepse ishin në gjendje të dehur dhe sepse shkaktuan trazira pikërisht nga kjo.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net