Lë pas dëmtimin, Etrit Berisha titullar te Atalanta
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha pas operacionit në menisk po vijon me sukses etapat e rikuperimit dhe shumë shpejt pritet të stërvitet me grupin.
Atalanta më 8 janar do të luajë në fushën e Chievos dhe me shumë mundësi Berisha pritet të marrë sërish vendin e titullarit.
Kujtojmë që Etrit Berisha më 7 dhjetor iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gju, duke mbyllur në këtë mënyrë vitin 2016.