Një 12-vjeçar zbulon një dhëmb mamuthi gjatë pushimeve

Një djalë në Ohaio, duke luajtur rreth e rrotull, u pengua me një objekt të çuditshëm. Për çudinë e tij, doli të ishte një dhëmb i lashtë vigani.

Jackson Hepner ishte në vizitë në Inn në Honey Run në Millersburg, Ohaio, në korrik me familjen e tij kur bëri zbulimin.

Xhaxhai dhe babai i vogëlushit sapo e panë këtë objekt u futën në internet dhe filluan të kërkonin informacione nga ku edhe rezultoi se bëhej fjalë për një dhëmb të lashtë mamuthi.

Më pas ata kontaktuan disa profesorë të zonës, duke përfshirë P. Nick Kardulias nga Programi i Arkeologjisë i Kolegjit të Wooster-it.

Babai i djaloshit është shprehur shumë entuziast për këtë zbulim të bërë dhe madje ai ëshstë edhe vetë i interesuar për arkeologjinë.

Po ashtu Jackson tha se do të donte që ta merrte përsëri këtë dhëmb në duart e tij pasi që kishte shumë dëshirë t’ua tregonte miqve të tij.

Kardulias, profesori, konfirmoi për bashkëpunëtorin e CNN se ai dhe një koleg besojnë se 12-vjeçari në fakt zbuloi një dhëmb mamuthi.

Sipas Qendrës Historike të Ohaios, mamuthët u zhdukën rreth 10,000 vjet më parë. Dhe nga studimi rezulton se këto dhëmbë janë të butë pasi këta mamuthë kanë qenë bar ngrënës.

Sigurisht që djaloshi pasi t’ua tregojë atë miqve të tij do të rikthehet përsëri të ekspozohet në një muze të posaçëm. F.H/SYRI.NET