Dy futbollistët shqiptarë kërkohen në Greqi

Mesfushori i Vllaznisë, Behar Ramadani, dhe ai i Skënderbeut, Dejvi Bregu, që vetëm një vit më parë ishin pjesë e të njëjtit ekip (Luftëtarit) kërkohen me insistim nga klubi i njohur grek, Panahaiqi i Patrës.

Mediat greke raportonin se lojtarët kanë marrë oferta zyrtare, por fillimisht kanë refuzuar.

Mirëpo, sipas portalit “gnomip.gr”, klubi ka rritur ofertën dhe kërkon të bindë Ramadanin dhe Bregun.

Panahaiqi është pjesë e Superligës 2 në Greqi, ndërsa mbi dy dekada më parë ka luajtur ish-lojtari i Kombëtares, Altin Haxhi, duke shkëlqyer te skuadra nga Patra.

Pjesë e stafit teknik të Panahaqisë është në rolin e zv.trajnerit edhe Marko Jovanoviç, serbi që ka punuar në Shqipëri për Luftëtarin, Kukësin dhe Partizanin.

Ramadani ka firmosur te Vllaznia, ndërsa Bregu është nën kontratë me Skënderbeun.