FOTO/ Angela Martini tregon për herë të parë arsyen se përse hoqi dorë nga pasioni

Modelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini ndonëse ka hequr dorë nga modelingu, vazhdon të tërheqë vëmendjen me postimet e saj ku shfaqet shumë seksi.

Modelja është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku ndan me të gjithë ne foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Por së fundmi ajo  ka shpejguar për revistën  “HauteLiving” dhe arsyen pse ajo ka hequr dorë nga modelingu.

'Kam filluar modeling kur isha 21 vjeç. Fillova punë në Miami, por nuk paguhesha. Më pas nënshkrimi me “ELITE Modeling” në New York ishte thjesht një formalitet. Më pëlqen shumëllojshmëria në jetë, kam kuptuar pas 8 vitesh modelim se dua të bëj më shumë në jetën time"- është shprehur ajo.