FOTO/ Të gjithë po tallen me atë që i ka ndodhur ‘yllit’ të Chelseas në Superkupë

Një episod qesharak ka ndodhur në Superkupën e Europës.

Jorginho është fytyra e shumë talljeve në rrjetet sociale pasi mesfushorit të Chelseas i është shkruar keq emri mbi fanellë.

Në vend që mbi shpinë të shkruhej Jorginho, anëtarë të stafit të Chelseas kanë gabuar duke shkruar: “Jorghino”.