VIDEO/ Chelsea fiton në pjesën e parë, Lampard i jep 'leksion' Liverpoolit

Mbyllet pjesa e parë në Superkupën e Europës ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseas.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard jo vetëm po fiton me rezultatin 1-0 por edhe dominoi lojën ndaj kundërshtarit.

Në minutën e 20’ ishte Pedro i cili kishte rastin e artë për të kaluar blutë në avantazh por topi u ndal nga trau i portës së mbrojtur nga portieri Adrian.

Pas disa minutash dominim, Olivier Giroud nuk gaboi duke mposhtur portierin e të kuqve, shkruan SYRI.net.

Liverpooli në krahun tjetër tregoi një lojë të ngurtë e frikësuar dhe pa ide për të sulmuar blutë londinezë.

Të presim pjesën e dytë ku dy skuadrat pritet të bëjnë ndryshimet e nevojshme.