Alarmi SOS/ Furtunë në det, shpëtohen 7 turistë në Durrës

Një jaht me 7 turistë në bord është shpëtuar pak minuta më parë nga Roja Bregdetare në Durrës.

Turistët dhanë alarmin sos 5 milje larg portit të Durrësit, pasi jahti i tyre pësoi fikje të motorit për shkak të motit, i cili u shoqërua me erë dhe furtunë.

Strukturat portuale janë angazhuar në kohë dhe falë ndihmës së shpejtë,  jahti me shtatë turistët italianë është ankoruar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.