Neymar e pëson keq, PSG merr masën disiplinore për sulmuesin brazilian

Paris Saint Germain ka vendosur që ta ndëshkojë Neymarin.

Sipas “Esporte Interativo”, drejtues të PSG-së kanë marrë vendimin që sulmuesi brazilian të stërvitet më vete dhe jo me skuadrën franceze.

Një masë disiplinore kjo e ngjashme me atë që klubi aplikoi sezonin e kaluar me Adrien Rabiot. Mediat shprehen se Neymar do të stërvitet i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës deri në momentin që do të shitet, duke mos qenë më pjesë e PSG-së.

Kështu, trajneri Thomas Tuchel nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin në seancat stërvitore, çka do të thotë se divorci i Neymar me PSG-në është gjithnjë e më pranë.