VIDEO dramatike: Tym i zi mbulon Elbasanin, kush mori ryshfet, bën sehir

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet dramatike me të cilat rëndon zgjohet Elbasani: Tymin e zi që mbulon qytetin dhe helmon jetën e banorëve të tij. Në reagimin e tij në Fb, ndaj pamjeve të trishta të dërguara sot nga qytetarët, Berisha akuzon: “Elbasani i mbuluar nga tym i zi. Narkoshteti merr ryshfete dhe bën sehir! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital,” nënvizon ai.

Përshëndetje z Sali Berisha .

Ky është tymi në Elbasan, që po na helmon përditë. Qeveria,bashkia por edhe mediat të paguara heshtin. Ju lutem postojeni të marrin vesh të gjithë shqiptarët gjendjen në të cilën jemi!