Rasti 'Pjetri'/ Reagon sërish Rama: Për të shpëtuar veten, dorëzoj edhe Lindën

Partia Demokratike publikoi sot dokumenta të autoriteteve italiane të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Një dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një statusi në Twitter duke u shprehur se “kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejnë meme, të cilat ironizojnë kryeministrin.

"Për të shpëtuar veten, dorëzoj edhe Lindën", citon Genc Sejko Ramën në një prej memeve të tij.../Syri.net