Pse i ngushtojmë rrugët, duke i patur të gjera, lartmadhni?!

Nga Bashkim Zahaj.

Pse i ngushtojmë rrugët, duke i patur të gjera, ndryshe nga bota, lartmadhni? Arkitektët italianë e ndërtuan këtë Bulevard me 8 korsi.

Do të bëhet me 4 korsi. Në Vlorë, nga 6 korsi, u bë me 2, në Fier e Durrës -  at'herë kur anës tij ishin ca shtëpi përdhese e kur makinat numëroheshin me gishtat e një dore.

Po kështu dhe sistemi i kaluar e la në po të njëjtën situatë. Rilindja degjeneroi në injorancë pa pjesëmarrje profesionistësh, duke i shndërruar këto rrugë, nga arterie kryesore të qyteteve metropol, në rrugë të kategorive " provinciale".

Po kështu edhe vazhdimi i Bulevardit, që mendohet për 100 vitet e ardhshme, po të ishte i banuar, do të ishte një tjetër vepër e gabuar.

Disa miliona tona të vajtura dëm, pasi shpresoj që s’është e largët dita që do të kthehen në rrugë të gjera si kudo në qytetet e mëdha europiane.