Video horror/ Gruaja bëhet ‘sanduiç’ mes dy makinave në rrugët e Buckingham Palace

Një grua mbeti e grimcuar mes dy automjeteve, nga një përplasje e tmerrshme në rrugët e oborrit të Buckingham Palace mbrëmjen e djeshme, pasi doli nga automjeti i saj gjatë një incidenti me një shofer taksie, i cili më pas u arrestua.

Pamjet e tmerrshme tregojnë gruan e ngecur në mes dy veturave ndërsa policia çon në pranga një burrë, i cili besohet të jetë shoferi i taksisë që filloi konfrontimin me të.

Gruaja u dërgua në spital nga ambulanca, ku gjendja e saj nuk dihet ende. Një tjetër burrë më pas u ankua se nuk ndjehej mirë dhe u dërgua gjithashtu në spital. Nuk është e qartë se si ai është plagosur gjatë incidentit, raporton DailyMail.