Juventus po tenton të transferoi në Torino mbrojtësin e Manchester United

Tek skuadra e Juventus janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pasi kanë vendosur që Luka Pelegrinin, ta huazojnë tek Kaljari, në mënyrë që të marrë më shumë eksperiencë.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Juventusi ka hedhur sytë nga mbrojtësi i Mançester Junajtid, Mateo Dramian, për të cilin kanë shfaqur interes edhe më parë. Mbrojtësi italian fiton 2.5 milionë euro në sezon me “Djajtë e Kuq”, dhe ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Kampionët e Italisë, do të tentojnë ta transferojnë atë në Torino, teksa edhe dëshira e lojtarit është të rikthehet Serie A.

Pas largimit të Kanselos, tani bardhezinjtë do të largojnë edhe  një mbrojtës tjetër si Pelegrini, por këtë herë në formën e huazimit. Dhe në këtë situatë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, janë hedhur në sulm për të gjetur një lojtar tjetër në atë krahë, të cilin duket se e kanë gjetur në Premier Ligë.