FOTO/ Moti në vend ja ç’ndodh, të shtunën rritet rreziku për ...

Shqipëria është përfshirë nga një mot me temperatura shumë të larta.

Prej disa ditësh në vend temperaturat kanë shkuar deri në 36-37 gradë celsius.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhme.

Sipas të dhënave, për shkak të temperaturave të larta, është rritur shumë rreziku për zjarret.

Më poshtë keni parashikimin e motit për të shtunën:

Reshjet

Të shtunën nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Të shtunën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31 °C

në vendet e ulëta: 20/ 36 °C

në vendet malore: 18 / 32 °C.

Era

Të shtunën era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Zjarret

Të shtunën pritet rrezik ‘i lartë’ në qarqet Fier dhe rrezik ‘i moderuar’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik ‘i lartë’’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Berat (Perëndim), Vlorë (Veri-Lindje), Gjirokastër (Qendër,Veri-Lindje).