VIDEO/ Momenti kur portieri i Liverpoolit pëson dëmtimin e çuditshëm

Në “Anfield” u luajt ndeshja e parë e sezonit të ri të Premierligës mes Liverpool dhe Norwich, shkruan Syri.net.

Kampionët e Europës për klube u treguan të papërmbajtshëm me 4 golat e shënuar që në pjesën e parë, ndërsa e dyta regjistroi vetëm rrjetën e miqve.

“The Reds” marrin tri pikët e para, duke fituar thellë 4-1, çka tregon që janë pretendentët kryesorë për t’i rrëmbyer titullin Manchester Cityt.

Mirëpo festën e skuadrës së Jurgen Klopp e prishi dëmtimi i portierit Alisson, i cili duket sa ka pësuar tërheqje muskulore në këmbën e djathtë.

Braziliani u dëmtua në mënyrë të çuditshme në momentin kur po tentonte të pasonte te shoku i skuadrës.

Ai mbeti menjëherë i shtrirë në tokë, ndërsa doli nga fusha e lojës i dëmtuar (në minutën e 39-të), për t’i për të lëshuar vendin për blerjen e re, Adrian, i cili do të jetë portieri i dytë i “Redsave” pas largimit të Mignolet.