E moshuara i jep fund jetës, hidhet nga ballkoni i apartamentit

Një grua e moshës 65 vjeç, i ka dhënë fund jetës ditën e sotme, duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit në orët e pasdrekës në lagjen 1 Maji

Policia ka nisur hetimet, por ende nuk dihet motivi që shtyu viktimën drejt aktit të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës15:35, në lagjen “1 Maji” Fier, 65 vjeçarja V.B dyshohet se është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.