Super tajfuni ‘Lekima’ godet Japoninë, shpejtësia deri në 240 km/orë.

Tajfuni “Lekima” preku Japoninë të enjten në mbrëmje ku era arriti një shpejtësi deri në 240 km/orë.

Moti i keq dhe i paqëndruesëhm ka bërë që Tajvani dhe Japonia të përgatiten për t’u përballuar me tajfunin “Lekima”, ku të premten raportohet se tajfuni i fuqishëm do të prekë Tajvanin.

Një tjetër shtet që do preket nga tajfuni “Lekima” është Kina. Tajfuni do të prekë Kinën të shtunën, por do të jetë më i zbutur dhe pritet të shkojë në shpejtësinë 160 km/orë.