Erion Braçe zbulon kush e sulmon/ Kirbi, luftëtari yjeve më sulmon në Facebook

Ironitë dhe talljet në rrjet për zv/kryeministrin Erion Braçe, janë bërë edhe më të forta, sidomos pas deklarateve të fundit propagandistike në lidhje me fushatën që ka ndërmarrë Edi Rama.

Por sot ironitë kanë arritur kulmin.

Dikush në rrjet i ka shkruar Braçes se e di se kush janë njerëzit që qëndrojnë pas faqen ‘Brryli Brodway’, që ditët e fundit e ka vënë në lojë zv/kryeministrin.

Siç edhe duket nga biseda e publikuar tek kjo faqe ironike, synimi i personit që i ka shkruar Braçes ka qenë tallja e shakaja.

Braçe ka mësuar sot se kush është duke e tallur nëpër rrjet dhe ai është: Kirbi  luftëtari i yjeve, një personazh i filmave me kartona për fëmijë.