Aksidentohet makina me punonjësit e burgut, ka të plagosur

Një automjet tip ‘Opel’ është aksidentuar ditën e sotme në Fier, ku një person mbeti i plagosur. Në makinën që përfundoi në kanalin në anë të rrugës, udhëtonin punonjës të burgut të Fierit.

Sipas dëshmitarëve që ka dërguar videon pranë redaksisë, i plagosur nga aksidenti mbeti pasagjeri, që gjithashtu është punonjës i burgut Fier.

Në vendngjarje shkoi ambulanca, që transportoi në spital të plagosurin.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.