Humbet jetën 4 vjeçarja shqiptare, u përplas në vijat e bardha me mamanë për dore

Një vajzë katër vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksident rrugor në qytetin e Podujevës në Kosovë.

Ka qenë ora 13.00, kur një makinë në rrugën ‘Xhemajl Mustafa; ka goditur dy këmbësore, midis të cilëve edhe një vajzë 4 vjeç e cila ka humbur jetën në vendngjarje.

Këmbësoret janë goditur në momentin kur po kalonin vijat e bardha.

Në këtë aksident ka mbetur e plagosur rëndë edhe nëna e vajzës.

Sipas dinamikës së ngjarjes, mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë.

Njoftim i Policisë së Podujevës

 “A.Rr. femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.Ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar PK.’