50 fotot që tregojnë sesa e mrekullueshme është natyra

E vështirë të mohosh bukurinë e Nënës Natyrë.

Dhe kjo është vërtetuar më së miri në një konkurs fotografish i cili është realizuar së fundmi ku edhe shfaqen një numër i madh i peizazheve dhe pamjeve të ndryshme të shkrepura nga fotografë të ndryshëm nga mbarë bota.

Fotografitë mahnitëse u përzgjodhën dhe në këtë kategori u vendosën vetëm 50 prej tyre ndërsa në total fotografitë pjesëmarrëse në këtë konkurs janë 13.500 foto në total.

Ato variojnë nga një imazh mahnitës i një ylberi të dyfishtë në Norvegji si dhe në një agim të mrekullueshëm mbi malin Bromo në Indonezi. 

Fotografitë e tjera që bien në sy përfshijnë një imazh ajror të Moselle Bend-it në formë patkoi në Bremm, Gjermani, një tjetër është një shkrepje dramatike nënujore e një gruaje që zhytet në brigjet e Menorcas dhe një kapje në kohë rekord e një kameleoni që kap pre e saj.

Fituesi i këtij konkursi ende nuk është shpallur dhe pritet të dalë në datën 5 shtator të këtij viti.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net