Goditen me ‘hanxhar’ 4 persona në Kaliforninë e Jugut, 2 të vdekur/ Kapet i dyshuari

Të mërkurën, një i dyshuar i armatosur me "thika machete" (hanxhar) goditi katër persona të rastit në Kaliforninë e Jugut, tha policia.

Një 33-vjeçar i paidentifikuar nga Orange County, për të cilin policia tha se ishte "plot zemërim" u arrestua. Ai dyshohet se goditi me thikë një grua në një biznes sigurimesh, dy burra në kompleksin e apartamenteve Garden Grove ku ai jetonte dhe një burrë në një pikë karburanti. Krimet kanë zgjatur në një periudhë prej dy orësh nga Garden Grove në Santa Ana, në një largësi prej më pak se 10 milje larg njëri-tjetrit, raporton FoxNews.

I plagosuri në stacionin e karburantit u përplasë keq në fytyrë, ku hunda e tij ishte thyer. Të dy burrat në kompleksin e apartamenteve vdiqën.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, raportoi policia.