Theret me thikë ushtari izraelit në Bregun Perëndimor
Trupi i një ushtari izraelit, me shenja plage të shkaktuara nga një thikë është gjetur në Bregun Perëndimor.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ushtari është vrarë nga sulmues palestinezë.
Bazuar në një komunikatë të ushtrisë, trupi është gjetur nga forcat izraelite derisa po kontrollonin afër një vendbanimi hebre.
Zëdhënësi i ushtrisë kolonel, Jonathan Conricus, tha se ushtari nuk ka qenë në uniformë të ushtrisë dhe as i armatosur.
Ushtria nuk e bëri të ditur emrin e tij, përderisa njoftoi se po heton rrethanat e vdekjes.
Kryeministri Netanyahu lëshoi një deklaratë ku tha se forcat e sigurisë ishin në ndjekje për të kapur terroristin e neveritshëm dhe për ta sjellë atë para përgjegjësisë.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Jeruzalemin lindor dhe Rripin e Gazës, në luftën e vitit 1967. Palestinezët i pretendojnë territoret si pjesë të një shteti të ardhshëm.