Kujdes! Tatimi mbi dividentin dyfishohet nëse paguhet pas 20 gushtit

Tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 gusht 2019, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas ligjit  "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet  e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, është në shkallën 8%, nëse këtë pagesë e kryeni brenda datës 20 gusht 2019.

Po kështu, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;

Kujdes! Në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme për vitet 2018 e më përpara, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividentin.