Të gjithë jemi pak të çuditshëm; Sipas astrologjisë ja si diferencohet çdo shenjë HOROSKOPI

Dashi: Janë shumë jo të rregullt, por në rrëmujën e tyre ato janë shumë të organizuar pasi mund të gjejnë çdo gjë lehtësisht.

Demi: Shpesh herë kanë dëshira për disa ushqime të çuditshme! Por nuk është se e lënë thjesht të jetë një dëshirë, ata duhet ta gjejnë dhe ta shuajnë urinë me patjetër. Shumicën e kohës këto janë ushqime që nuk mund ti gjejmë në stinën që I kërkojnë.

Binjakët: Truri i tyre funksionon aq shpejtë sa dhe vet ata nuk arrijnë ta ndjekin! Thuhet se kanë dy personalitete shumë të ndryshme ndaj dhe truri I funksionon në të mënyra të ndryshme njëherësh.

Gaforrja: Janë shumë, shumë të ndjeshëm, deri në pikën që nuk i kalon asnjë ngjarje lehtë dhe pa emocione. P.sh nqs një histori dashurie nuk I shkon si një përrallë atëherë ata e marrin personale ndaj universit dhe mundohen të zbulojnë arsyet pse nuk shkoi sipas planit të tyre.

Luani: E çuditshme për ta është vëmendje e madhe që duan të kenë. Nqs për disa të jenë në qendër të vëmendjes është diçka e bezdisshme, për personat në shenjën e luanit është thjesht normale dhe shumë e nevojshme.

Virgjëresha: Dallohen si shenja që nuk heq dorë kurrë, nqs nuk ja dalin në diçka do ta provojnë deri sa ta perfeksionojnë dhe të jenë të parët.

Peshorja: Kanë shumë të zonjat kur vjen puna për të bërë për të qeshur. Por ato nuk "vënë në lojë" vetëm të tjerët por dhe veten e tyre!  Janë të zgjuar dhe kjo dhe kjo bën që humori I tyre të jet akoma më I bukur.

Akrepi: Mund të duken të fortë në aparencë por pjesa me e çuditshme e tyre është se janë një nga shenjat më sensitive. Mund të preken dhe të qajnë dhe për gjërat më të vogla.

Shigjetari: Janë shumë të frikësuar të largohen nga vendi të cilin e quajnë shtëpi. Kjo ndodh sepse kur mësohen me diçka ata e kanë të vështirë të përshtaten diku tjetër.

Bricjapi: Pjesa më e veçantë e tyre është se nuk plaken asnjëherë! Ndoshta nga mënyra se si e mbajnë vetën, si vishen, si kujdesen, ata ngjajnë gjithmonë më të rinj dhe nuk I ndjehet mosha në krahasim me pjesën tjetër të njerëzve.

Ujori: Janë gjithmonë ndryshe nga çdo gjë që I rrethon. Nqs jashtë ka filluar vera ata do vazhdojnë të vishen si për pranverë apo vjeshtë dhe kështu më radhë.

Peshqit:  Shohin çdo gjë ndryshe pasi kanë në karakterin e tyre shumë të theksuar pjesën artistike