Moti për 15 ditët e ardhshme/ Ja ditët që do ‘piqemi’ nga dielli

Ditët e para të gushtit nisën të freskëta, por duket se muaji do të jetë me temperatura shumë të larta.

Pas korrikut që ishte më i nxehti i dhjetëra viteve të fundit edhe gushti nuk do të ngelë pas.

Temperaturat do të jenë të larta.

Por veçanërisht 3 ditë do të jenë me temperatura që do na ‘pjekin’.

Kështu i nxehti ekstrem do të nisë ditën e diel 11 gusht e do vazhdojë të hënën dhe të martën.

Më pas temperaturat do të bien dhe data 21 gusht do të jetë më e freskëta.

Gjatë këtyre dy javëve nuk do të ketë asnjë reshje shiu.