Kamioni përmbyset në rrugë, bllokohet aksi Librazhd-Elbasan

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme me kthesat e rrugës që lidh Librazhdin me Elbasanin.

Një kamion është përmbysur në këtë rrugë dhe është dashur një mjet ndërtimi për ta lëvizur.

Për shkak të përmbysjes së kamionit, aksi ka qëndruar i bllokuar për minuta të tëra duke krijuar trafik të rënduar.

Policia ka qëndruar në vendngjarje për të menaxhuar trafikun e krijuar si edhe për të bërë të mundur largimin e mjetit të tonazhit të rëndë. Deri më tani nuk ka informacione për persona të plagosur në këtë aksident.