FOTO/ Moti për të mërkurën, ja çfarë do të ndodhë

Shqipëria vazhdon të jetë në ndikimin e masave ajrore të ngrohta.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Reshje shiu nuk pritet që të ketë, ndërsa temperaturat do të jenë të larta.

Më poshtë keni parashikimin e motit për të mërkurën:

Reshjet e shiut

Ditën e mërkurë nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Temperaturat

Të mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 19 / 34 °C

në vendet malore: 15 / 28 °C.

Era

Të mërkurën era do të vazhdojë të fryjë mesatare deri e fortë, veçanërisht në zonat malore jugore dhe në bregdet.