Humbën rrugën në pyll, lokalizohen pas 6 orësh kërkime turistët gjermanë

Një grup turistësh gjermanë të moshave të reja, të cilët kishin dalë për shëtitje në zonën pyjore të Borsh-Kuç, humbën koordinatat për 5-6 orë.

Ata u lokalizuan gjatë mbrëmjes nga Policia Kufitare e Sarandës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e tyre.

Turistët gjermanë kishin dalë të shëtisnin me fuoristradën e tyre, kur humbën orientimin.  

Sipas Policisë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë janë shoqëruar në hotelin ku ata ishin të akomoduar në Ksamil.