Juventusi pranon 70 milion euro nga klubi anglez për Paolo Dybala

Juventus i jep duart Paulo Dybalës dhe pranon ofertën e radhës që i ka mbërritur për talentin argjentinas.

Oferta vjen nga Anglia dhe i përket një skuadre elitare, duke bërë që bardhezinjtë të shpresojnë që të jetë destinacion i kënaqshëm për lojtarin.

Kërkesat e tepruara të menaxherit të tij sa i përket rrogës së futbollistit dhe bonusit për marrëveshjen, bënë që Manchester United të tërhiqej nga gara futbollistin.

Por sipas “Sky Sport”, kjo situatë ka zgjuar interesin e Tottenham, i cili sot ka bërë një ofertë zyrtare për lojtarin.

Finalisti i Championsit ka ofruar 70 milionë euro dhe Juventusi ka thënë menjëherë “po”.

Tani mbetet të gjendet gjuha e përbashkët mes Dybala dhe klubit anglez sa i përket detajeve personale.

Lojtari ka pak më shumë se dy ditë kohë për ta bërë një gjë të tillë, meqë më datë 8 gusht mbyllet merkato e futbollistëve në kampionatin anglez.