Merr kthesë e ardhmja e Milinkovic-Savic

Dukej se Milinkovic-Savic e kishte përfunduar ciklin e tij te Lazio.

Mesfushori serb në sezonin e kaluar ishte shumë pranë largimit, por në momentet e fundit vendosi të qëndronte, teksa edhe Lazio kishte pretendime të larta financiare.

Kështu, këtë verë lamtumira ishte e pashmangshme, aq më tepër kur në garë për shërbimet e tij ishin Manchester United dhe PSG.

Mirëpo, “Djajtë e Kuq” tashmë janë tërhequr, teksa do të provojnë një goditje të minutave të fundit për mesfushorin Kristian Eriksen.

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe drejtori sportiv i parisienëve Leonardo, nuk preferon të shpenzojë afro 100 milionë për Milinkovic-Savic.

Kështu, mesfushori po shkon drejt konfirmimit edhe për një tjetër sezon me klubin kryeqytetas, ndërkohë së fundmi në rrjetet sociale është shprehur se është i lumtur të veshë fanellën bardhekaltër.

Fjali e cila shton edhe më shumë dyshimin mbi të ardhmen.