FOTO/ Sa tip sportiv je? Kjo është përgjigja e Shakohoxhës

I ftuar special i emisionit veror ‘Pushime on Top’ këtë herë ka qenë komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha.

Ai është intervistuar nga gazetarja Ori Nebiaj egzaktësisht në jaht ku edhe e gjeti në mëngjes herët.

Ai e ka pritur mjaft mirë moderatoren duke i dhuruar në mëngjes një gotë qumësht.

Ndër pyetjet e Orit është se sa sportive është vetë Shakohoxha?

Ai përgjigjet se është shumë tip sportiv, ka mbaruar për trajner basketbolli dhe ka luajtur aq shumë futboll sa ka dëmtuar keq ligamentet dhe se duhet të bëhet operacion. Ndaj edhe është larguar nga aktiviteti sportive pasi nuk do të bëjë operacionet e nevojshme.