FOTO/ Arbana për drekë me Arditin, çfarë plani kanë dy moderatorët?

Pas pushimeve në disa vende të botës, Arbana Osmani është rikthyer në Shqipëri dhe dje ndodhej në Gjirin e Lalëzit.

Në të njëjtin vend ndodhej edhe moderatori shumë i dashur për publikun Ardit Gjebrea me familjen e tij. Arbana ka drekuar dje me Arditin dhe familjen e tij dhe ka ndarë një foto me ta ku shkruan:

"Drekë e bukur me këtë familje të bukur".

Arditi e ka postuar foton gjithashtu duke i shkruar Arbanës:

"Kaluam bukur me ty".

Pas kësaj dreke të dy moderatorëve kanë nisur thashethemet se Arbanën dhe Arditin mund t'i shohim me ndonjë projekt të ri bashkë.

Asnjëri prej të dyve nuk e ka konfirmuar deri tani një bashkëpunim të tillë.