‘Nga Llesh Kimiku dhe fashisti Rama’/ Nënkryetari i Bashkisë Kamëz tregon si iu hodh në erë banesa

Banesa e nënkryetarit të Bashkisë Kamëz, Vendim Denaj, u sulmua në orët e mbrëmjes së djeshme me tritol.

Në një bisedë për TCH, zyrtari demokrat tha se nuk kishte konflikte, përveç konfliktit politik me Qeverinë dhe Edi Ramën.

“Sipas telefonatave të komshinjve, ka qenë ora 23:30 (shpërthimi). Fatmirësisht as unë dhe as komshiu nuk kemi qenë në banesë, por me pushime. Janë thyer të gjitha xhamat e 5 kateve dhe janë shkatërruar dyert. Unë jam në konflikt të vazhdueshëm me qeverinë e këtij fashisti, Edi Rama, dhe cubat e Lleshajt. Asnjë konflikt nuk kam patur në 40 vite. I vetmi konflikt është me ‘Llesh kimikun’ dhe Edvin Ramën”, tha Demaj.

Ai tregoi se do të paraqitet në polici për të vijuar me procedurat, si dhe theksoi sërish se nuk ka asnjë konflikt personal.