Shqiptarët e Shkupit kërkojnë lirimin e ish-ushtarit të UÇK/ Maqedonia ti kërkojë falje Prishtinës

Qytetarët shqiptarë të Shkupit, të intervistuar nga gazeta LAJM, kërkojnë lirimin e menjëherëshëm të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomorr Morina.

Të intervistuarit, thonë se Shkupi duhet t’i kërkojë falje Prishtinës për arrestimin e Morinës dhe vlerësojnë se ekstradimi eventual në Serbi do t’i rrezikonte raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Një pjesë e të anketuarve thonë se ky rast po përdoret edhe për përfitime politike. Tomorr Morina, ditë më parë u arrestua nga autoritetet kufitare maqedonase në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Beogradi dhe akoma po mbahet në paraburgim.