Britani, merr fund dilema e tmerrshme: babai vendos te mos i ndajë vajzat e ngjitura

Rasti i binjakeve siameze Marieme dhe Ndeye po e ndan Britaninë e Madhe në dy grupe të cilët kanë një dilemë të madhe midis tyre.

Njëri grup mendon se duhet të kryhet një operacion kirurgjikal për ndarjen e dy vajzave, ndërsa tjetri se është shumë e rrezikshme dhe ndarja mund të rezultojë edhe me vdekjen e dy vogëlusheve.

Vajzat e lindura në Senegal janë ende të mitura dhe ndajnë mes tyre mëlçinë, traktin tretës dhe zorrët. 

Por, babai Ibrahim Ndiaye vendosi të mos e lejojë kryerjen e operacionit me frikën se njëra nga vajzat e tij mund të humbë jetën.

Marieme dhe Ndeye kanë arritur të mbijetojnë deri më sot duke i befasuar mjekët që u dhanë atyre vetëm disa muaj jetë, pasi sot vogëlushet janë plot 3 nga vjeçe. 

Problemi kryesor i një operacioni të mundshëm ka të bëjë me sistemin e qarkullimit të gjakut: është e pamundur t'i ndash pa e rrezikuar jetën e tyre.

Në janar kirurgët në Spitalin e Madh të Ormond Street e kishin marrë në konsideratë ndarjen e Marieme dhe Ndeye, por babai i kundërshtoi për shkak të rrezikut të lartë dhe preferoi të mos e japë pëlqimin për këtë operacion: "Vajzat e mia vazhdojnë të rriten dhe më japin aq shumë gëzim”,- tha Ibrahima Ndiaye/ f.h.SYRI.NET