VIDEO/ Benfica - Sporting Lisbon, Shqiponjat fitojnë me 'manita'

Benfica dhe Sportingu Lisbonës u përballën midis tyre mbrëmjen e djeshme nw Super Kupën e Portugalis.

Kjo finale pritej me shumë kuriozitet pasi të dyja ekipet njihen për rivalitetin e tyre.

Kjo nuk ndodhi pasi futbollistët e Benfikës arritën të triumfojnë lehtësisht.

Shqiponjat u treguan të pamëshirshëm dhe arritën të shënonin plot pesë herë në portën e Sportingut.

Takimi përfundoi me rezultatin (5-0).

Një poshtërim ky për sportingun, i cili për asnjë moment nuk arriti të ishte në lojë.  Mesa duket, as largimi nga skuadra i talentit Zhoao Feliks nuk ka ndikuar te Benfika, të cilët provuan se mund t’ia dalin pa 19-vjeçarin.