Turqia/ Duhet bashkëpunim i të gjitha palëve në Mesdheun lindor

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu u bëri thirrje të gjitha palëve në Mesdheun lindor, të bashkëpunojnë me Turqinë për të zgjidhur problemet në këtë zonë.

Turqia ka dërguar dy anije shpuese për të eksploruar për gaz në ujërat jashtë ishullit të Qipros, duke shkaktuar tension në Greqi, e cila e akuzon Turqinë se po minon sigurinë në rajon.

Duke folur në Ankara, Cavusoglu tha gjithashtu se Turqia do të vazhdojë të mbrojë interesat e qipriotëve turq./Reuters/