Dixhitalbi ka vendosur ta bllokojë tv Klan nga unë apo ...?!

Nga Artan Fuga.

Nuk më del më tv Klan në paketën e Dixhitalbit!

A di gjë njeri?

Ju del juve?

Më del një ekran i zi!

Mundësitë që më shkojnë ndërmend mua :

- Më është prish televizori
- Më është prishur aparati i marrjes së sinjalit dixhital
- Më është prishur telekomanda
- Një dorë e keqe më ka bllokuar në antenë kanalin përkatës, do të filloj të hetoj midis komshive se kush është ngjitur në tarracë ditët e fundit
- Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga ndërmarrja???
- Dixhitalbi ka vendosur t'a bllokojë tv Klan të merret nga unë
- Tv Klan më ka ekzorcizuar, pra më ka përjashtuar si pjesë e audiencës

Në qofshin këto dy të fundit unë dua lekët e blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit mbrapsht sepse e doja edhe për tv Klan sepse më pëlqen ta shoh njësoj sikurse shoh edhe tv e tjera!

Nuk e mora kartën duke e paguar sa frëngu pulën të shoh ndonjë nga ato tv propagandistike që të sjellin zorrët në grykë kur i ndjek për gallatë nga niveli i lartë i servilizimit, nga paaftësia e paraqitjes së imazheve, nga shqipja shatra patra e banalizuar dhe e minimizuar në maksimum (!!!), dhe nga gazetaria e nivelit zero!

Nuk di a di gjë AMA për këtë që pësojmë ne si klientë!

Apo varja!

Aman më thoni se në qoftë halli im t'a çoj për kthim televizorin tim te Globus, firmë serioze, sepse e kam brenda garancisë!